foto: VCG
Kryeministri kinez Li Qiang kryesoi të premten një mbledhje ekzekutive të Këshillit të Shtetit, gjatë të cilit të pranishmit diskutuan situatën aktuale ekonomike dhe zbatimin e një sërë politikash në rritje.
Mbledhja shqyrtoi gjithashtu masat për të promovuar zhvillimin me cilësi të lartë të industrisë së sporteve të akullit dhe borës. Gjithashtu diskutoi dhe miratoi një projekt-rishikim të rregullores kombëtare të fondit të shkencave natyrore.
foto: VCG
Duke theksuar se përpjekjet duhet të përqendrohen në arritjen e objektivit të rritjes ekonomike vjetore, takimi nënvizoi nevojën për zbatimin e mëtejshëm të një pakete politikash rritëse, kryerjen në kohë të vlerësimit dhe përmirësimit të politikave dhe intensifikimin e rregullimit kundërciklik për të përmirësuar efikasitetin e makro-kontrollit.
Në mbledhje u theksuan ndërveprimet mes politikave dhe tregut, si edhe mobilizimi i të gjitha palëve për të gjallëruar vrullin e rritjes.
Mbledhja vendosi gjithashtu masa përkatëse për të stimuluar vitalitetin e ekonomisë së akullit dhe borës me zhvillimin me cilësi të lartë të sporteve të akullit dhe borës, duke bërë thirrje për popullarizimin e sporteve të tilla dhe nivelizimin e zinxhirit industrial të ekonomisë së akullit dhe borës, për ta bërë atë një pikë të re rritjeje.
foto: VCG
Ndërkohë në mbledhje u diskutua dhe u miratua një projekt-rishikim i rregullores së fondit kombëtar të shkencave natyrore.
Mbledhja nxiti rritjen e fondeve për projektet kryesore origjinale dhe ndërdisiplinore të inovacionit si edhe mbështetjen e më shumë forcave sociale për të marrë pjesë në kërkimin bazë.