Samiti i Wuzhen i Konferencës Botërore të Internetit 2024 do të hapet në nëntor
2024-10-26 15:38:01

foto: VCG

foto: VCG

Samiti i Konferencës Botërore të Internetit 2024 është planifikuar të zhvillohet nga 19 deri më 22 nëntor në qytetin Wuzhen, që ndodhet në provincën Zhejiang të Kinës lindore dhe do të ketë katër pika kryesore, u bë e ditur në një konferencë për shtyp.

Gjatë samitit të këtij viti do të vendoset një çmim për kontributin e shquar për të vlerësuar individët dhe kompanitë që kanë dhënë kontribute të jashtëzakonshme në fushën e internetit global, bën të ditur “Xinhua”.

Gjatë samitit do të ngrihet një komitet i posaçëm për inteligjencën artificiale. Edicioni i këtij viti do të paraqesë 24 nënforume mbi tema të tilla si Iniciativa e Zhvillimit Global, ekonomia dixhitale dhe të dhënat qeverisjes, si dhe një sërë aktivitetesh.

Që nga viti 2014, samiti i Wuzhen është mbajtur me sukses për dhjetë vjet rresht. Aktualisht, WIC përfshin rreth 170 institucione, organizata, kompani dhe individë nga mbi 30 vende dhe rajone.