Stërvitja e NATO-s në Bullgari, Vengu: Ushtarët shqiptarë të angazhuar për forcimin e sigurisë në rajon
2024-10-25 11:40:51

Ushtaret shqiptare (Foto Atsh)

Toga e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut të Kontingjentit IV “FLF BGR” në Bullgari përmbylli me sukses muajin e katërt të misionit në stërvitjen “FLASH”.

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ndërsa ndau në rrjetet sociale momente nga kjo stërvitje, vlerësoi profesionalizimin e treguar nga ushtarakët shqiptarë, shkruan “ATSH”.

Vengu bëri të ditur se gjatë dislokimit në “Camp Novo Selo”, ushtarakët shqiptarë treguan aftësi të shkëlqyera në skenarë luftimi.

“Në bashkëpunim me forcat aleate të NATO-s, efektivët shqiptarë shfaqën profesionalizëm dhe përgatitje të lartë, duke dëshmuar angazhimin e Shqipërisë për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon”, u shpreh ministri Vengu.