Foto nga VCG
Krerët e financave të G20-s shprehën optimizëm për arritjen e një "zbritjeje të butë" të ekonomisë botërore dhe kërkuan që të kundërshtohet proteksionizmi, sipas një komunikate përfundimtare të publikuar të enjten që përmban pikat kryesore të një projektdokumenti.
"Ne vërejmë perspektiva të mira për një zbritje të butë të ekonomisë globale, megjithëse mbeten sfida të shumta," thuhet në deklaratën e përbashkët të publikuar në fund të takimit të ministrave të financave të G20-s në Uashington, ku ata gjenden për të marrë pjesë në mbledhjet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.
Komunikata nuk përmend konfliktin Rusi-Ukrainë, që për një kohë të gjatë ka qenë subjekte ndarjeje për grupin, dhe as konfliktet që përfshijnë Izraelin nga njëra anë dhe "Hamasin" në Gazë e "Hezbollahun" në Liban.
Në një deklaratë të veçantë kryetari të publikuar nga Brazili, që ka kryesimin e G20-s sivjet, thuhet megjithatë se anëtarët kishin pikëpamje të ndryshme nëse konfliktet duhet diskutuar brenda grupit.
"Disa anëtarë dhe pjesëmarrës të tjerë gjykuan që këto çështje kanë një ndikim në ekonominë botërore dhe duhen trajtuar në G20, ndërsa të tjerë nuk besojnë se G20-a është një forum për të diskutuar këto çështje," thuhet në deklaratën me katër paragrafë.
Dokumenti shton se Brazili do të organizojë diskutime mbi këto konflikte midis zyrtarëve "sherpa" të G20-s në përgatitje për një samit të udhëheqësve të G20-s në Rio-de-Zhanejro në nëntor.