Rreth 20.000 banorëve të përhershëm jokinezë të Hong Kongut iu dhanë leje udhëtimi për në pjesën kontinentale
2024-10-25 16:43:21

foto nga VCG

foto nga VCG

Sekretari për Sigurinë i Qeverisë së Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut (HKSAR), Tang Ping-keung, deklaroi se nga korriku deri në mes të tetorit, rreth 20.000 banorëve të përhershëm jokinezë të Hong Kongut iu dhanë leje udhëtimi për në pjesën kontinentale, shkruan “Xinhua”.

Tang theksoi në Këshillin Legjislativ të HKSAR se numri i mbërritjeve/nisjeve të vizitorëve të bëra duke përdorur dokumentin arriti në rreth 53.000.

Që nga 10 korriku, banorët e përhershëm jokinezw të Rajoneve të Posaçme Administrative të Hong Kongut dhe Makaos kanë të drejtë të aplikojnë për leje të veçanta udhëtimi për të hyrë në Kinën kontinentale.

Tang tha se bazuar në mirëkuptimin e qeverisë HKSAR, njerëz nga sektorë të ndryshëm e mirëpritën masën e re, duke pasur parasysh se ajo mund të shkurtojë ndjeshëm kohën e zhdoganimit dhe të plotësojë nevojat e tyre për të vizituar pjesën kontinentale për biznes, shkëmbime akademike e kulturore dhe qëllime udhëtimi.