Kina do të nxisë zhvillimin e të ardhurave të sigurimieve komerciale
2024-10-25 15:08:27

foto nga VCG

foto nga VCG

Administrata Kombëtare e Rregullatorit Financiar, përmes një qarkoreje, bëri të ditur se Kina do të promovojë fuqishëm zhvillimin e të ardhurave të sigurimeve komerciale, citon “Xinhua”.

Qarkorja specifikon konceptin e të ardhurave të sigurimeve komerciale si produkte të zhvilluara nga kompanitë e sigurimeve komerciale me funksione të tilla si menaxhimi i rrezikut të pensioneve dhe akumulimi i qëndrueshëm i fondeve afatgjata, duke përfshirë sigurimin e kualifikuar të pensionit, sigurimin e fondeve dhe pensionet komerciale.

Qarkorja bën thirrje për përpjekje për zhvillimin e llojeve të ndryshme të pensioneve dhe produkteve të sigurimeve. Sipas këtij dokumenti, kompanitë e sigurimeve duhet të vazhdojnë të përmirësojnë shërbimin e vlerësimit të rrezikut të pensioneve, si dhe planifikimit dhe menaxhimit të pensioneve në të gjithë ciklin jetësor të klientëve.

Sipas qarkores, duhet të zgjerohen provat e shërbimeve komerciale të pensioneve. Administrata do të mbështesë kompanitë e kualifikuara të sigurimeve të pleqërisë për të marrë pjesë në shërbimet komerciale të pensioneve.