
Korrja e drithërave /Foto nga VCG
Prodhimi i drithërave në Kinë parashikohet që të shënojë një rekord prej 700 milionë tonësh këtë vit, bëri të ditur të premten Ministria e Bujqësisë dhe e Çështjeve Rurale.
Ky rekord i pritshëm historik pason prodhimin e mbi 650 milionë tonëve drithëra për nëntë vjet radhazi, tha kjo ministri në një konferencë shtypi.
Korrja e drithërave të verës dhe e orizit të hershëm ka përfunduar, me një vëllim të përgjithshëm të prodhimit të drithërave të verës prej 149.78 milionë tonësh, afro 3.63 milionë tonë më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa prodhimi i orizit të hershëm ka mbetur i qëndrueshëm në afro 28.2 milionë tonë.
Edhe korrja e drithërave të vjeshtës është duke u zhvilluar mbarë. Deri të enjten, afro 82.5 % e këtyre drithërave janë mbledhur, gjë që simbolizon të korra të bollshme këtë vit. (Xu Guang)
