BRICS + (Foto Facebook)
Vendet e BRICS zhvilluan më 22-24 tetor 2024 Samitin e tyre vjetor. Emërtimi “BRICS”(akronim për vendet si Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut) nënkupton grupimin e këtyre shteteve, me një ndër synimet madhore rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe zgjerimin e tregtisë mes tyre.
Mes kërkimit për një botë shumëpolare, Kina, India, Brazili dhe Rusia hodhën themelet e BRICS në vitin 2009, me Afrikën e Jugut që iu bashkua katërshes në vitin 2010. Më 1 janar 2024, pesë shtete, Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Etiopia dhe Irani iu bashkuan grupimit BRICS.
Me zgjerimin e grupimit dhe shumë shtete të tjera të interesuara për të bërë pjesë në të, rëndësia e BRICS në ekonominë botërore është sot e jashtëzakonshme. Vetëm të pesë ekonomitë e Kinës, Indisë, Brazilit, Rusisë dhe Afrikës së Jugut përbëjnë më shumë se një të katërtën e ekonomisë globale. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, PBB-ja globale e BRICS u rrit nga 18% në vitin 2010 në 27% në vitin 2023. Produkti i brendshëm bruto kolektiv (GDP) i shteteve te BRICS e tejkalon pjesën e shtatë vendeve të G-7-ës në botë.
Sot grupimi i shteteve BRICS përfaqëson më shumë se 45 përqind të popullsisë së botës, 33 përqind të territorit të saj, 28 përqind të PBB-së botërore dhe 21 përqind të tregtisë botërore.
Prof.Dr Selami Xhepa në intervistë për CMG
Samiti i BRICS kërkoi forcimin e themeleve të bashkëpunimit ekonomik të vendeve anëtare të grupimit, si dhe nevojën e thellimit të bashkëpunimit në fushat tradicionale si bujqësia, energjia, mineralet dhe tregtia, por edhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të reja, si ekonomia e gjelbër dhe inteligjenca artificiale, duke siguruar gjithashtu sigurinë e investimeve, tregtisë dhe financave.
Në Deklaratën e Samitit, shtetet anëtare theksuan “... nevojën për të reformuar arkitekturën aktuale financiare ndërkombëtare, për të përmbushur sfidat financiare globale, duke përfshirë qeverisjen ekonomike globale, për ta bërë arkitekturën financiare ndërkombëtare më gjithëpërfshirëse dhe të drejtë”.
Në Deklaratë, vendet e BRICS njohën gjithashtu përfitimet e përhapura të instrumenteve të pagesave ndërkufitare më të shpejta, me kosto të ulët, më efikase, transparente, të sigurta dhe gjithëpërfshirëse, të ndërtuara mbi parimin e minimizimit të barrierave tregtare dhe aksesit jodiskriminues. Ato mirëpritën përdorimin e monedhave lokale në transaksionet financiare midis vendeve të BRICS dhe partnerëve të tyre tregtarë.
Vendet e BRICS ranë dakord të diskutojnë dhe studiojnë mundësinë e krijimit të një infrastrukture të pavarur ndërkufitare për shlyerje dhe depozitim, “BRICS Clear”, një iniciativë për të plotësuar infrastrukturën ekzistuese të tregut financiar, si dhe kapacitetin e pavarur të risigurimit BRICS, duke përfshirë kompaninë “BRICS (Ri)Sigurime”, me pjesëmarrje në baza vullnetare
Vendet e BRICS po ashtu mirëpritën fokusin e Mekanizmit të Bashkëpunimit Ndërbankar të BRICS (ICM), në lehtësimin dhe zgjerimin e praktikave dhe qasjeve financiare novatore për projekte dhe programe, duke përfshirë gjetjen e mekanizmave të pranueshëm të financimit në monedhat vendase të shteteve anëtare të grupimit. Në intervistë për Grupin Mediatik të Kinës (CMG) prof.dr. Selami Xhepa, president i Universitetit Europia të Tiranës (UET), ekspert i ekonomisë flet për ndikimin e Samitit BRICS në ekonominë globale
Presidenti Xi në Samitin BRICS (Foto Xinhua)
CMG: Prof. Xhepa, vendet e BRICS zhvilluan këto ditë Samitin e tyre vjetor. Pse ka rëndësi për ekonominë botërore ky takim i nivelit më të lartë?
Prof.Dr. Selami Xhepa: Duhet thënë që, duke nisur nga kriza botërore ekonomike dhe financiare e vitit 2008, fatkeqësisht, sistemi i institucioneve ndërkombëtare duket sikur është paralizuar.
Këto institucione, që u ndërtuan si institucione të qeverisjes ekonomike ndërkombëtare, pas Luftës së Dytë Botërore, që nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), Banka Boterore (BB), dhe, në veçanti Organizata Botërore e Tregtisë janë, në një farë kuptimi, të paralizuara.
Nisma për të kaluar në G-20, që ishte një nga forumet që u besua se do të ishte dinamik dhe do të adresonte shqetësimet e ekonomisë botërore, duke nisur nga krizat, çeshtjet e klimës, duket se nuk u shndërrua në mjet efektiv.
Dhe, për pasojë, duket që bota është rikthyer drejt një lloj rajonalizimi. Pra, drejt krijimit të institucioneve rajonale, të ciat adresojnë më me fleksibilitet ato nevoja që i përkasin një grupi vendesh, që kanë lidhje më të forta me njeri-tjetrin.
Për pasojë, edhe BRICS, që ka qenë një organizatë shumë aktive vitet e fundit, e ka ndërtuar të ardhmen e vet përmes këtyre lidhjeve.
Suksesi i saj ka tërhequr edhe vemendjen e vendeve të tjera për t’u anëtarësuar. BRICS është një organizatë që edhe në Samitin e saj të fundit, që u mbyll dje me Deklaratën e përbashkët, tregon që është një nga ato organizata që tregohet mjaft efektive në punën e vet.
Unë besoj se BRICS do të paraqesë peshën dhe implikimet e veta në rendin e ri botëror që po krijohet.
CMG: Grupimi i vendeve BRICS përfaqëson sot, me zgjerimin e tij nga 1 janari 2024, më shumë se 45% të popullsisë së botës, 33% të territorit të saj, 28% të PBB-së botërore dhe 21% të tregtisë botërore. Megjithatë, ndërmjet tyre, vendet e BRICS realizojnë vetëm 7% të tregtisë totale. Pse ndodh kjo?
Prof.Dr. Selami Xhepa: Kjo ndodh, për arsye se tregtia e brendshme është më e madhe, për vendet që kanë një pjesë më të madhe të popullsisë botërore.
BRICS përfaqëson gati gjysmën e popullsisë botërore. Për pasojë, është gati gjysma e tregut global. Dhe tregtia e brendshme për vendet e mëdha, siç janë Kina, India, Brazili etj., duke patur popullsi masive, pjesa më e madhe e shkëmbimeve tregtare ndodh brenda tregut të brendshëm.
Kjo shpjegon arsyen, pse pesha e tyre në tregtinë botërore është më e vogel se me vendet e tjera, apo me kontinentin europian.
Liderët e vendeve BRICS në Samit (Foto CMG)
CMG: Samiti i BRICS i 23-24 tetorit 2024, theksoi forcimin e themeleve të bashkëpunimit ekonomik të gupimit, si dhe nevojën e thellimit të bashkëpunimit në fushat tradicionale si bujqësia, energjia, mineralet dhe tregtia, por edhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të reja, si ekonomia e gjelbër dhe inteligjenca artificiale, duke siguruar gjithashtu sigurinë e investimeve, tregtisë dhe financave. Qasja e duhur, sipas jush?
Prof.Dr. Selami Xhepa: Në një pjesë të madhe këto vende janë ekonomi edhe tradicionale, sepse janë ekonomi në zhvillim. Për pasojë, së pari, sektorët tradicionalë të ekonomisë kanë një peshë të konsiderueshme, siç është, bujqësia.
Së dyti, ky grup vendesh janë zotëruesit më të mëdhenj të burimeve natyrore dhe për pasojë, kjo i jep një pozicion strategjik grupimit në ekonominë botërore.
Kështu që nevoja për t’i menaxhuar burimet natyrore, është gjithashtu një çeshtje që qëndron në axhenden e vendeve të BRICS.
Nderkohe, sot ka nje rivalitet strategjik, ne ate qe sot jane industrite te reja kritike, sikurse jane industrite e Inteligjences Artificiale dhe industrite e gjelbra, miqesore me klimen.
Ka nje lloj rivaliteti midis SHBA-ve, Kines dhe BE-se per pozicione strategjike ne keto industri. Keto te tre jane edhe vendet apo rajonet qe kane nivelin me te larte te investimeve ne keto lloj teknologjish. Keshtu qe eshte e drejte, qe ky rivalitet strategjik te reflektohet edhe ne temat e diskutimeve dhe objektivat e punes te ketij Samiti te BRICS.
CMG: Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), deri në vitin 2028, vendet e BRICS mund të përfaqësojnë një të tretën e ekonomisë botërore. A duhet të dëgjohen më shumë këto vende në vendim-marrjen ekonomike botërore?
Prof.Dr. Selami Xhepa: Une e permenda se paaftesia e institucioneve nderkombetare per bashkepunimin ekonomik boteror, per te qene efektive ne vendimarrje dhe per te ndertuar mekanizmat per vendimarrje, qe balancojne interesat e te gjitha paleve te perfshira ne keto organizata, po ben qe sot bota te shkoje drejt organizatave rajonale dhe bashkepunimit midis organizatave rajonale.
Per pasoje, Organizata Boterore e Tregtise (OBT) eshte shnderruar ne nje institucion jo efektiv. Nuk eshte rasti i vetem, qe Axhenda e DOHA-s u deklarua e mbyllur dhe si e deshtuar, qe ne vitin 2017.
Keshtu qe nga kjo pikpamje, nevoja per te qene me aktiv ne koordinimin e politikave ekonomike del paresore, pare edhe ne konteksin e zhvillimeve qe po ndodhin sot, ku kemi nje krize te rendesishme te klimes, qe eshte kercenim serioz per shoqerine.
Pra, kemi nje axhende shume ambicioze dhe nevoja per te marre vendime, por, nga ana tjeter, kemi edhe nje inefektivitet te organizatave boterore per bashkepunimin ekonomik.
Kjo ben pastaj qe keto organizata rajonale, si BRICS, apo edhe vete Bashkimi Evropian, nga ana tjeter, te kene nje rol me te rendesishem ne konturimin e axhendes nderkombetare, per çeshtje qe njekohesisht shqetesojne apo kercenojne njerezimin.
Intervistoi Fatos Çoçoli