Michel Tarran (Foto Top Channel)
OSBE-ja mbështet reformën në drejtësi, lirinë dhe zhvillimin e medies në Shqipëri, deklaruan kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran, dhe ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, në Forumin vjetor për Mediet, shkruan “RTSH”.
“Prezenca e OSBE-së ka mbështetur në mënyrë aktive përpjekjen për reformën në Shqipëri, duke kontribuar në hartimin e udhërrëfyesve për sundimin e ligjit dhe funksionimin e institucioneve demokratike. Pas një procesi të suksesshëm të analizës së legjislacionet tashmë kemi hyrë në pjesën thelbësore të këtyre bisedimeve ndërmjet të dyja palëve”,- tha Tarran.
Tarran tha se Prezenca e OSBE-së po punon për përmirësimin e lirisë së medias në Shqipëri.
“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri prej kohësh mbështet përpjekje për forcimin e kuadrit ligjor, institucional që garanton siguri dhe pavarësi të medias. Të merren masa që të gjitha aspektet civile dhe penale të jenë në strandarde të puthura me ato të BE-së”,- bëri të ditur përfaqësuesi i OSBE-së.
Të pranishëm në takim ishin edhe deputetja e PS-së, Etilda Gjoni, deputetja e PD-së, Ina Zhupa, si dhe përfaqësues nga fakulteti i Gazetarisë dhe bota e medies.