Lëshohet sateliti Shijian-19, 27 shtator 2024/VCG
Ngarkesat shkencore për shumimin në hapësirë dhe eksperimente të tjera të teknologjisë shkencore, të bartura nga Shijian-19 - sateliti i parë kinez i ripërdorshëm dhe i kthyeshëm, iu dorëzuan të enjten përdoruesve kinezë dhe të huaj.
Në ceremoninë e dorëzimit të organizuar të enjten në Pekin nga Administrata Kombëtare e Hapësirës së Kinës, CNSA dhe Korporata e Shkencës dhe Teknologjisë Ajrore të Kinës nënshkruan certifikatat e dorëzimit të ngarkesave, me përdorues vendas dhe ndërkombëtarë, duke përfshirë ata nga Tajlanda dhe Pakistani
Sipas Meng Lingjie, Drejtor i Sistemit të Vëzhgimit të Tokës dhe Qendrës së të Dhënave pranë CNSA-s, Misioni Shijian-19 ka bërë përparime në modulin e tij të ripërdorimit. Platforma satelitore mund të ripërdoret për më shumë se 10 herë, duke ulur ndjeshëm kostot e prodhimit dhe përmirësuar efikasitetin e funksionimit.
Ceremonia e dorëzimit/CNSA
Sateliti shërben si një platformë testimi hapësinor që mundëson transport të ngarkesave mes Tokës dhe hapësirës, duke ofruar shërbime eksperimentale me cilësi të lartë, tha Meng, duke shtuar se sateliti ka përdorime të gjera në eksperimentet tekniko-shkencore hapësinore si shumimi në hapësirë, si edhe në farmaceutikë dhe materiale hapësinore.
Në tre dekadat e fundit, Kina ka zhvilluar mbi 300 varietete kulturash përmes teknologjive të saj të mbarështimit në hapësirë. Këto varietete mbulojnë një sipërfaqe vjetore kultivimi prej rreth 2 milionë hektarësh, me përfitime të jashtëzakonshme ekonomiko-shoqërore.
Sateliti Shijian-19 u dërgua në orbitë nga qendra e lëshimit satelitor Jiuquan të Kinës Veriperëndimore më 27 shtator. Ai u kthye në Tokë më 11 tetor.