
Foto nga CMG
Në ditët e sotme Jugu Global është një term i preferuar në marrëdhëniet ndërkombëtare, i cili simbolizon vendet dhe tregjet në zhvillim, përfshirë vendet e BRICS si pjesa kryesore e tij.
Më 24 tetor, Presidenti i Kinës Xi Jinping mbajti një fjalim të rëndësishëm në Dialogun e Liderëve të BRICS+, i clli shpjegon thellësisht konceptin e Jugut Global nëpërmjet fjalëve kyçe si "Paqja", "Zhvillimi", "Qytetërimi".
Në fjalimin e tij, Presidenti Xi Jinping paraqiti tre propozime: Këmbëngulja në paqe, realizimi i sigurisë së përbashkët si edhe ringjallja e zhvillimit dhe realizimi i lulëzimeve të përgjithshme.
Zhvillimi i qytetërimeve; realizimi i harmonisë së diversitetit.
Siguria e përbashkët përputhet me kërkesat e sigurisë të Jugut Global. Në këtë dialog, pala kineze u kërkoi vendeve anëtarë të BRICS që të bëhen një forcë e qëndrueshme për ruajtjen e paqes, të forcojnë administrimin e sigurisë globale, të kërkojnë metoda për zgjidhjen e problemeve të nxehta.
Nxitja e lehtësimit të shpejtë të situatës së Ukrainës, nxitja e armëpushimit të përgjithshëm në Gaza, parandalimi i zgjerimit të luftimeve në Liban... Familja e BRICS shprehu "zërin e Jugut" për paqen botërore.

Foto nga CMG
Lulëzimi i përgjithshëm është objektivi i përbashkët i Jugut Global. Disa kohë më parë, 15 vende si Kina, Rusia, Brazili etj publikuan së bashku "Propozimet e Bashkëpunimeve Ndërkombëtare në industrializimin e ri". Bashkëpunimet e BRICS nxisin zhvillimin e shpejtë të Jugut Global. Pala kineze paraqiti propozimet për ndërtimin e platformës së bashkëpunimit në rrjet "Doganat inteligjente" dhe qendrës së shembujve të doganave të vendeve të BRICS, për të rigjallëruar më tej vendet në zhvillim.
"Harmonia e diversitetit" është natyra e vërtetë e botës e ndjekur nga Jugu Global. Vitet e fundit, pati një lulëzim të shkëmbimeve kulturore mes vendeve të BRICS. U zhvilluan me sukses aktivitete si festivali i filmit, festivali i artit, lojëra sportive, forume akademike etj... Në këtë dialog, pala kineze paraqiti propozimin për të forcuar komunikimin dhe dialogun, për të përkrahur ndjekjen e rrugës moderne që përputhet me situatën e vete vendit/ Gjithashtu shpalli marrjen e kryesimit për formimin e aleancës së bashkëpunimit të thinktankut të Jugut Global.
Këto masa do të injektojnë një vitalitet të ri në shkëmbimet e qytetërimeve botërore. (Xu Guang)
