foto nga VCG
Forcat ajrore të Turqisë goditën objektivat e militantëve kurdë në Irak dhe Siri në hakmarrje për sulmin ndaj një kompanie të mbrojtjes shtetërore, që rezultoi me pesë viktima dhe dhjetëra të plagosur.
Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se mbi 30 objektiva u shkatërruan në ofensivën ajrore, por nuk dha detaje mbi vendet që u goditën.
Sulmi erdhi pasi militantët e dyshuar kurdë vendosën eksplozivë dhe hapën zjarr në kompaninë e hapësirës ajrore dhe të mbrojtjes “TUSAS”.
foto nga VCG
Dy sulmuesit, një burrë dhe një grua, u vranë gjithashtu, tha ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya.
Bëhet fjalë për 32 pozicione të PKK-së dhe aleatëve të saj, në Irakun verior dhe në territorin e Sirisë, pas sulmit në Ankara, që i atribuohet lëvizjes së armatosur separatiste kurde nga autoritetet turke.
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Gerlikaya, bëri të dirur se autorët e sulmit në kryeqytetin turk ka shumë gjasa të kenë qenë anëtarë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).
Sipas autoriteteve, pesë viktimat ishin katër punëtorë të industrisë turke të mbrojtjes “TUSAS” dhe një shofer taksie. Autorët e sulmit ishin një burrë dhe një grua.