Mjetet e politikave ndihmojnë zhvillimin e ekonomisë kineze me cilësi të lartë
2024-10-24 16:53:45

Që nga fundi i shtatorit, qeveria kineze ka publikuar një sërë masash të fuqishme për të nxitur rritjen ekonomike, të cilat mbulojnë sektorin financiar, bankar, të pasurive të patundshme, të tregut të kapitaleve etj. Në më pak se një muaj, efektet e politikave janë shfaqur fillimisht. Tregu i pasurive të patundshme është rimëkëmbur, besimi i tregut të aksioneve është rikthyer dhe tregu i konsumit vazhdon të lulëzojë, çka bën që bazat makroekonomike të kenë një hov pozitiv.