Përmirësohet cilësia e ajrit dhe e ujit në Kinë në tre tremujorët e parë të vitit 2024
2024-10-24 19:54:59

qyteti Fu Yang në provincën Anhui të Kinës Lindore./Foto nga VCG

qyteti Fu Yang në provincën Anhui të Kinës Lindore./Foto nga VCG

Të dhënat e përditësuara tregojnë një përmirësim të qëndrueshëm të cilësisë së ajrit dhe ujit në Kinë, gjatë nëntë muajve të parë të 2024.

Gjatë periudhës janar - shtator, dendësia mesatare e PM2.5 në 339 qytete kineze ishte 27 mikrogramë për metër kub, 3.6% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tha Pei Xiaofei Zëdhënës i Ministrisë së Ekologjisë dhe Mjedisit.

Përqindja e ditëve me cilësi të mirë ajri në këto qytete ishte 85.8%, 1.6 pikë përqindjeje më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tha Pei.

Ai shtoi se 88.5% e sektorëve të përmendur kishin cilësi "mjaft të mirë" të ujit sipërfaqësor, në ose mbi shkallën III në sistemin e cilësisë së ujit me pesë shkallë të vendit, një rritje prej 1.4 pikë përqindjeje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Cilësia e ujërave sipërfaqësore në shkallën V, niveli më i ulët, qëndroi në 0.7% duke mbetur e sheshtë krahasuar me para një viti, sipas zëdhënësit.

Kina ka avancuar me këmbëngulje në nismën e saj "Kina e bukur", duke theksuar mbrojtjen ekologjike dhe mjedisore si një prioritet kryesor në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik.(Xu Guang)