Tokio, zhvillohet aktiviteti i promovimit të Xinjiang-ut
2024-10-24 17:40:56

Një aktivitet për promovimin e Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit të Kinës u zhvillua ditët e fundit në Tokio të Japonisë, me mbi 150 pjesëmarrës nga qarqet e ndryshme të të dy vendeve.

Foto nga VCG

Ambasadori Wu Jianghao me pjesëmarrës japonez në aktivitet/Gazeta China Youth

 Në aktivitet u paraqit me foto dhe video zhvillimi i rajonit me pamje të bukura natyrore, qëndrueshmëri shoqërore, harmoni kombëtare, besim e hapje, duke mirëpritur më shumë vizitorë japonezë të shkojnë për ta njohur nga afër kulturën dhe bukurinë e tij. 

Pamje nga aktiviteti promovimi dhe ekspozitë të fotove/Gazeta China Youth

Wu Jianghao, ambasadori kinez në Japoni, tha në fjalimin e tij se Xinjiang-u po hapet ndaj botës së jashtme në një nivel më të lartë, duke u bërë një platformë e artë shkëmbimesh midis Azisë dhe Evropës dhe një urë e hapjes së Kinës drejt Perëndimit. Ambasada kineze në Japoni do të bëjë të gjitha përpjekjet për të nxitur shkëmbimet dhe bashkëpunimin ndërmjet rajonit të Xinjiang-ut dhe Japonisë në fushat e turizmit, ekonomisë e tregtisë, bujqësisë e blegtorisë moderne, kulturës, arsimit e rinisë.