Paraditen e 23 tetorit Kryetari i Shtetit të Kinës Xi Jinping mori pjesë në mbledhjen e zgjeruar të Takimit të 16-të të Liderëve të BRICS, ku bëri publike mendimet mbi zhvillimin e ardhshëm të BRICS-it.

Foto nga VCG
Xu vuri në dukje se duhet të ndërtohet një BRICS i drejtë dhe i barabartë duke u bërë udhëheqës në reformimin e sistemit të qeverisjes globale. Ndërsa balanca e fuqive ndërkombëtare po evoluon në mënyrë të thellë, reformat në sistemin e qeverisjes global kanë mbetur pas. Duhet të zbatohet multilateralizmi i vërtetë, t’i përmbahemi parimit të konsultimit të përbashkët, ndërtimit të përbashkët dhe ndarjes së përbashkët në qeverisjen globale. Të nxiten reformat e qeverisjes globale me drejtësi, hapje dhe gjithëpërfshirje si parime udhëheqëse. Duhet të respektohet rritja e fuqisë së "Jugut Global" dhe të përgjigjet pozitivisht ndaj kërkesave të vendeve për t'u bashkuar me mekanizmin e bashkëpunimit të BRICS, duke avancuar procesin e zgjerimit dhe vendosjes së vendeve partnere, për të rritur përfaqësimin dhe zërin e vendeve në zhvillim në qeverisjen globale.
