Modi përsërit ofertën për të ndërmjetësuar midis Ukrainës dhe Rusisë
2024-10-24 11:49:38
Foto nga VCG
Kryeministri indian, Narendra Modi, është ofruar përsëri të ndërmjetësojë midis Rusisë dhe Ukrainës në një përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit, shkruan “ATSH”.
“Ne mbështesim plotësisht vendosjen e paqes dhe stabilitetit”,- theksoi Modi gjatë një takimi me presidentin rus, Vladimir Putin.
Modi është një prej 20 krerëve të shteteve dhe qeverive që udhëtuan në Rusi për samitin e BRICS-it të vendeve të tregut në zhvillim.
“Problemet duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore. India është në kontakt me të gjitha palët dhe është e gatshme të vazhdojë të ofrojë të gjitha llojet e mbështetjes për t’i dhënë fund luftës”,- shtoi ai.
Lajmet Kryesore