Xi: Duhet të ndërtohet një “BRICS inovativ” për t’u bërë pionierë të zhvillimit me cilësi të lartë
2024-10-24 01:09:10

Paraditen e 23 tetorit Kryetari i Shtetit të Kinës Xi Jinping mori pjesë në mbledhjen e zgjeruar të Takimit të 16-të të Liderëve të BRICS, ku bëri publike mendimet mbi zhvillimin e ardhshëm të BRICS-it.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Xi tha se duhet të ndërtohet një “BRICS inovativ” për t’u bërë pionierë të zhvillimit me cilësi të lartë. Revolucioni i ri teknologjik dhe transformimi industrial po zhvillohen me shpejtësi. Duhet të kultivohen forca të reja prodhuese duke ndjekjur ritmin e epokës.

Kina ka themeluar së fundmi Qendrën e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit të Inteligjencës Artificiale Kinë-Vendet BRICS. Ajo është e gatshme të thellojë bashkëpunimin inovativ me të gjitha palët, duke çliruar energjinë e inteligjencës artificiale.

Kina do të krijojë Qendrën Ndërkombëtare të Kërkimit të Burimeve të Deteve të Thella për vendet e BRICS, Qendrën e Bashkëpunimit Kinez me zonat Speciale Ekonomike të BRICS, Qendrën Kineze të Kapaciteteve Industriale të vendeve të BRICS dhe Rrjetin e Bashkëpunimit Ekologjik të Industrisë Digjitale të vendeve të BRICS. Kina mirëpret pjesëmarrjen aktive të të gjitha palëve për të nxitur përmirësimin e bashkëpunimit të BRICS.