Xi: Mbi 1.100 projekte janë zbatuar përgjatë tre viteve të Nismës Globale të Zhvillimit
2024-10-24 18:45:12

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Mëngjesin e së enjtes, sipas orës lokale, Presidenti i Kinës Xi Jinping mori pjesë në Dialogun e Liderëve të "BRICS+" në Qendrën e Ekspozitave të Kazanit në Rusi, ku mbajti një fjalim të rëndësishëm me temë "Bashkimi i Forcave të Fuqishme të Jugut Global - Ndërtimi i bashkësisë me të ardhme të përbashkët të njerëzimit".

Duhet të rigjallërohet zhvillimi, për të arritur një begati të përgjithshme. Duhet të bëhemi forca kryesore për zhvillimin e përbashkët, të marrim pjesë dhe të udhëheqim reformat e sistemit global të qeverisjes ekonomike. Gjithashtu duhet të promovojmë vendosjen e zhvillimit në qendër të axhendës tregtare dhe ekonomike ndërkombëtare. Përgjatë tre viteve, që nga prezantimi i Nismës Globale të Zhvillimit, janë aktivizuar gati 20 miliardë dollarë fonde zhvillimi dhe janë zbatuar mbi 1.100 projekte. Së fundmi, Qendra Globale e Ekselencës për Inteligjencën Artificiale në Industri dhe Prodhim është vendosur në Shanghai. Kina do të krijojë gjithashtu platformën online të bashkëpunimit global për "Doganat e Zgjuara" dhe Qendrën Demonstruese të Doganave për Vendet e BRICS-it, duke mirëpritur pjesëmarrjen e vendeve të ndryshme.