Nis në Kinë projekti i shkëmbimit për fuqizimin e studiuesve të rinj globalë
2024-10-24 18:13:36

Forum Botëror i Zhvillimit të Shkencës dhe Teknologjisë 2024/ChinaNews

Shoqata kineze për Shkencën dhe Teknologjinë (CAST) dhe Këshilli Ndërkombëtar i Shkencës startuan së bashku një projekt shkëmbimi për studiuesit shkencorë globalë në fazat e hershme dhe të mesme të karrierës, shkruan “Xinhua”.

Projekti, i cili u njoftua në Forumin Botëror të Zhvillimit të Shkencës dhe Teknologjisë 2024, do të zgjasë dy vjet, me synimin për të fuqizuar dhe për t’u dhënë zë studiuesve gjatë fazave të hershme dhe të mesme të karrierës në proceset shkencore dhe politike globale.

Projekti parashikon një sërë aktivitetesh, të tilla si trajnime ndërkombëtare për udhëheqje shkencore dhe mbështetje për shkencëtarët e rinj për të marrë pjesë në konferenca shkencore ndërkombëtare.

Sipas CAST, ai do të inkurajojë studiuesit për të forcuar shkëmbimet dhe për të nxitur partneritetet midis shkencëtarëve të rinj në nivel kombëtar, rajonal dhe global.