Projekti i Kinës pasqyron drejtimin e bashkëpunimeve të BRICS-it të Madh
2024-10-24 19:35:57

Xinhua

Xinhua

Samiti i 16-të i BRICS u mbajt me sukses në Kazan të Rusisë më 23 tetor, sipas orës lokale. 

Në samitin e parë që pas zgjerimit të vendeve anëtare të BRICS, Presidenti i Kinës Xi Jinping mbajti një fjalim të rëndësishëm, ku theksoi transformimin e BRICS në një kanal të madh për promovimin e solidaritetit dhe bashkëpunimit në "Jugun Global", si edhe në një forcë pioniere që promovon ndryshimet në qeverisjen globale. 

Presidenti Xi Jinping u propozoi palëve të ndryshme që të ndërtojnë "BRICS të Paqes", “BRICS inovativ", "BRICS të gjelbër", "BRICS të drejtë dhe të barabartë", "BRICS kulturor".

Ding Xiaoxing, Drejtor i Institutit Euroaziatik të Marrëdhënieve Ndërkombëtare Bashkëkohore, analizon se fjalimi i Presidentit Xi tregoi pozicionimin global dhe rrugën e zhvillimit të "Bashkëpunimit të BRICS-it të Madh", duke kontribuar me projektin e Kinës për zhvillimin me cilësi të lartë të "Bashkëpunimit të BRICS-it të Madh".

Familja e BRICS përbën rreth 30% të vëllimeve të përgjithshme ekonomike të botës, gati gjysmën e popullsisë së botës dhe një të pestën e vëllimit të tregtisë botërore.

Aktualisht bota ka hyrë në një periudhë të re turbulencash, me transformime dhe konflikte të shpeshta rajonale. Përballë krizës në Ukrainë, Kina dhe Brazili publikuan së bashku "Gjashtë pikat e konsensusit" dhe krijuan grupin "Miqtë e Paqes" me vendet e "Jugut Global". Vitin e shkuar liderët e vendeve të BRICS mbajtën një video konferencë të veçantë për çështjen Palestinë-Izrael. Kina propozoi ndërtimin e "BRICS-it të Paqes", që simbolizon se vendet e BRICS-it të bëhen shembuj të zbatimit të koncepteve të reja të sigurisë.

Thelbi i "BRICS-it inovativ" dhe "BRICS-it të gjelbër", është përmirësimi i aftësive të zhvillimit dhe nivelit të bashkëpunimit mes vendeve të BRICS. Kina ka hartuar plane të shumta largpamëse për vendet e BRICS për të arritur zhvillimin me cilësi të lartë dhe për të marrë pjesë në procesin global të transformimit me karbon të ulët. Për shembull, krijimi i Qendrës së Zhvillimit dhe Bashkëpunimit të Inteligjencës Artificiale Kinë-BRICS, propozimi i bashkëpunimeve në sektorët e gjelbër, sektorët e energjisë së pastër, sektorët e mineraleve të gjelbër mes vendeve të BRICS.

Xinhua

Aktualisht, tregjet në zhvillim dhe vendet në zhvillim po rriten, por reforma e sistemit të qeverisjes globale ka mbetur prapa për një kohë të gjatë ndaj nuk po pasqyron ndryshimet e thella në arenën ndërkombëtare. "BRICS-i i drejtë dhe i barabartë" i propozuar nga Kina ka në thelb mbështetjen ndaj rolit drejtues të vendeve të BRICS-it, për të përkrahur pjesëmarrjen e përgjithshme të "Jugut Global" në bërjen e politikës ekonomike ndërkombëtare, qeverisjen dhe hartimin e rregullave.

Vendet anëtare të BRICS-it  vijnë nga rajone të ndryshme, ndaj kanë histori dhe kulturë të pasur. "BRICSi kulturor" i paraqitur nga Kina propozon bashkëekzistencën e qytetërimeve të ndryshme, duke shpallur ndërtimin e 10 qendrave mësimore jashtë vendit në shtetet e BRICS-it në pesë vitet e ardhme, si dhe ofrimin e arsimimit për 1000 punonjës, nxënës dhe mësues të sektorëve të arsimit.

Deri tani, mbi 30 vende kanë shprehur interes për pjesëmarrje në bashkëpunimet e BRICS. Nën mbështetjen e Kinës, në këtë samit u ndërtua edhe sistemi i vendeve partnere të BRICS, që është një progres i rëndësishëm sipas opinioneve ndërkombëtare. 

Pas 18 vjetësh, bashkëpunimet e BRICS-it janë kthyer në platformën kryesore të "Jugut Global", duke treguar se ajo përputhet me prirjen e zhvillimit global dhe duke paraqitur dëshirat e shumë vendeve në zhvillim për paqen, zhvillimin dhe bashkëpunimin. (Xu Guang)