Kina do të rrisë çmimet e shitjes me pakicë të benzinës dhe naftës
2024-10-24 17:53:53

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina do të rrisë çmimet me pakicë të benzinës dhe naftës, duke nisur nga dita e sotme, bazuar në ndryshimet e fundit në çmimet ndërkombëtare të naftës, njoftoi të mërkurën planifikuesi kryesor ekonomik i vendit.

Çmimet e benzinës dhe të naftës do të rriten përkatësisht me 90 juanë (rreth 12.6 dollarë amerikanë) dhe 85 juanë për ton, sipas Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës, citon “Xinhua”.

Tre kompanitë më të mëdha të naftës në Kinë, “China National Petroleum Corporation”, “China Petrochemical Corporation” dhe “China National Offshore Oil Corporation”, si dhe rafineritë e naftës, janë orientuar për të ruajtur prodhimin e naftës dhe për të lehtësuar transportin për të siguruar furnizime të qëndrueshme.

Sipas mekanizmit aktual të çmimeve në Kinë, çmimet e produkteve të naftës së rafinuar rregullohen pas ndryshimeve në çmimet ndërkombëtare të naftës së papërpunuar.