Tetori rozë (Foto ATSH)
Në kuadër të muajit sensibilizues kundër kancerit të gjirit, Federata e Futbollit organizoi në ambientet e Shtëpisë së Futbollit një turne të veçantë me pjesëmarrjen e vajzave të “UN Women”, gazetareve të sportit dhe jo vetëm, si dhe vajzave të stafit të administratës së FSHF-së.
Në këtë aktivitet, vajzat të ndara në tre ekipe luajtën futboll dhe përçuan të gjitha së bashku mesazhin e ndërgjegjësimit në luftën kundër kancerit të gjirit, shkruan “ATSH”.
Anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Anila Basha, përshëndeti eventin dhe vlerësoi nismën e ndërmarrë nga federata për fushatën ndërgjegjësuese gjatë muajit tetor.
Michele Ribotta nga “UN Women” vlerësoi nismën e FSHF-së si një formë shumë të mirë për të nxitur ndërgjegjësimin publik në muajin e parandalimit të kancerit.
“Ne promovojnë pjesëmarrjen e grave në sport. Jam shumë i lumtur që ju keni ndërmarrë këtë nismë dhe që ne patëm mundësi t’iu bashkoheshim dhe mezi pres të brohorasim për një ndeshje të mrekullueshme”,- tha Ribotta.
Në fund të turneut, pjesëmarrëset morën një medalje të përgatitur nga Federata, si simbol i mesazhit të përcjellë së bashku.