Një skulpturë prej balti me ngjyrë e demonstruar në Ekspozitën e 8-të të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale në qytetin Jinan/ foto nga VCG
Sipas një sondazhi të fundit me 1000 të rinj kinezë, të kryer nga Qendra e Sondazheve Shoqërore pranë gazetës "China Youth Daily", 85.8 % e të pyeturve mendojnë se trashëgimia kulturore jomateriale është bërë më popullore dhe e parapëlqyer nga të rinjtë gjatë viteve të fundit. Pse të rinjtë janë tërhequr nga trashëgimia kulturore jomateriale?
Sipas raportit të sondazhit, 55.6 % e të rinjve të pyetur besojnë se ndikimi i trashëgimisë kulturore jomateriale është zgjeruar, 54.9 % prej tyre mendojnë se trashëgimia kulturore jomateriale ka ecur me hapin e kohës dhe është më afër me jetën moderne dhe 54.3% thonë se ky është pasqyrim i vetëbesimit kulturor.
Ndërsa gjithnjë e më shumë të rinj pëlqejnë trashëgiminë kulturore jomateriale, gjatë Ekspozitës së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale 2024, që u zhvillua nga 17 deri më 21 tetor në qytetin Jinan të Kinës Lindore, u çel për krijuesit e rinj të trashëgimisë kulturore jomateriale tregu "Ndjekja e modës kombëtare kineze". Në këtë treg, Sang Yang, një student 20-vjeçar, po komunikonte me disa bashkëmoshatarë mbi dizenjimin novator të objekteve të trashëgimisë kulturore të jomateriale. Ai tha: "Që nga adoleshentët që vishen me kostume tradicionale kineze Hanfu në rrugë, e deri te të rinjtë që janë të etur të blejnë mallrat e modës kombëtare, kultura tradicionale kineze e përfaqësuar nga trashëgimia kulturore jomateriale është e pëlqyer për brezin Z (të lindurit gjatë viteve 1995-2009). ”
Një vizitore me kostumin Hanfu në një pajivion në Ekspozitën e 8-të të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale në qytetin Jinan/ foto nga VCG
Zhang tha: "Hanfu është kostum tradicional i kombësisë hane, që mbart mjeshtërinë dhe estetikën e shquar të Kinës, si ngjyrosja, thurja e qëndisja, dhe shumë të rinj si unë po zgjedhin të hyjnë në këtë industri. Rrobat e dizenjuara nga ne u kanë pëlqyer konsumatorëve, gjë që është pohimi më i madh i tyre për ne, të lindurit pas vitit 2000 që merren me industrinë e veshjeve Hanfu.
Kong Fanxing, drejtor i Drejtorisë së Kulturës dhe Turizmit të kontesë Cao të provincës Shandong, beson se krijimtaria e talenteve të reja do të rifuqizojë Hanfu dhe kulturën tradicionale, duke formuar një cikël të mirë.
Punimi i glazuar i prodhuar në Boshan / foto nga VCG
Forca tërheqëse e trashëgimisë kulturore jomateriale po ndikon edhe në brezin më të ri. Distrikti Boshan i qytetit Zibo në provincën Shandong të Kinës Lindore është një zonë e famshme prodhimi e punimeve të glazuara dhe njihet si "qyteti i lindjes së glazurës kineze". Qendra e Artit të Qeramikës dhe Glazurës është një bazë kërkimore për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në provincën Shandong dhe ka pritur shumë nxënës gjatë pushimeve. Mu Yunxia, shefja e departamentit të pritjes së nxënësve të kësaj qendre, tha se këtë verë, kjo qendër mirëpriti më shumë se 30 grupe të kampit veror nga brenda e jashtë provincës dhe se fëmijët ishin shumë të interesuar në trashëgiminë kulturore tradicionale jomateriale.
Edhe në platformat e internetit, ka shumë të rinj që kanë interes për trashëgiminë kulturore jomateriale. Në qershor të këtij viti, "Raporti i të dhënave mbi trashëgiminë kulturore jomateriale 2024" i publikuar nga platforma "Douyin" (versioni kinez i "TikTok"-ut) tregoi se, gjatë vitit 2023, numri i transmetimit të videove për sa i përket trashëgimisë kulturore jomateriale në nivel kombëtar në këtë platformë u rrit me 36 % në krahasim me vitin 2022. Në "Douyin" gjithnjë e më shumë njerëz përhapin trashëgiminë kulturore jomateriale dhe brezat e të lindurve pas vitit 1995 dhe në këtë mijëvjeçar janë bërë një forcë e re, ndërsa numri i trashëgimtarëve nën moshën 30 vjeçe është rritur 72 % në krahasim me vitin 2022.
Qëndisja e kombësisë miao Ekspozitën e 8-të të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale në qytetin Jinan/ foto nga VCG
"Është e rëndësishme të vëzhgohet se si trashëgimia kulturore jomateriale përdoret dhe përhapet nga njerëzit bashkëkohorë, për mbrojtjen, trashëgiminë dhe përdorimin e arsyeshëm të kësaj trashëgimie," tha Yang Lihui, drejtorja e Institutit të Folklorit në Shkollën e Letërsisë të Universitetit Pedagogjik të Pekinit. "Është përditësuar pandërprerë mënyra e përhapjes së trashëgimisë kulturore jomateriale, që duket si valët e lumit të madh, duke ushtruar ndikim gjithnjë e më të madh te të rinjtë," shtoi ajo.