Foto nga VCG
FBI-ja ka nisur hetimet mbi rrjedhjen e informacioneve sekrete mbi planet e Izraelit për sulme të mundshme ndaj Iranit.
“FBI-ja po heton rrjedhjen e dokumenteve të klasifikuara dhe po punon ngushtë me partnerët tanë në Departamentin e Mbrojtjes dhe Komunitetit të Inteligjencës”,- njoftoi Byroja Federale e Hetimit në një deklaratë të cituar nga mediet amerikane, përcjell “RTSH”.
Dokumentet e klasifikuara “top sekret” në lidhje me planet e Izraelit filluan të qarkullojnë në internet disa ditë më parë.
Ato janë të shënuara tepër sekrete dhe kanë shenja që tregojnë se duhet të shihen vetëm nga SHBA-ja dhe aleatët e saj, Australia, Kanadaja, Zelanda e Re dhe Mbretëria e Bashkuar. Që atëherë, Shtetet e Bashkuara kanë nisur një hetim mbi rrjedhjen e informacioneve.
Izraeli mendohet se po planifikon një hakmarrje të fortë ndaj breshërisë së fundit të raketave iraniane më 1 tetor.