Tempulli i Qiellit, Pekin, 22 tetor 2024/VCG
Kina ka regjistruar përmirësim të qëndrueshëm në cilësinë e ajrit dhe të ujit në nëntë muajt e parë të vitit. Gjatë periudhës janar-shtator, dendësia mesatare e PM2.5 në 339 qytete kineze në ose mbi nivelin e prefekturës ishte 27 mikrogramë për metër kub, 3.6 për qind më pak në baza vjetore, bëri të ditur Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit, citon “Xinhua”.
Sipas të dhënave, përqindja e ditëve me cilësi të mirë të ajrit në këto qytete gjatë kësaj periudhe ishte 85.8 për qind, 1.6 pikë përqindje më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Rreth 88.5 për qind e seksioneve të monitoruara kishin cilësi mjaft të mirë të ujit sipërfaqësor, në ose mbi shkallën III në sistemin e cilësisë së ujit me pesë nivele të vendit, një rritje prej 1.4 pikë përqindje në baza vjetore.
Cilësia e ujërave sipërfaqësore në shkallën V, niveli më i ulët, ishte 0.7 për qind, duke mbetur e pandryshuar krahasuar me një vit më parë.
Kina ka avancuar me këmbëngulje nismën e saj “Kina e bukur”, duke theksuar mbrojtjen ekologjike dhe mjedisore si një përparësi kryesore në zhvillimin e saj social dhe ekonomik.