Xi: Panvarësisht ndryshimit të situatave ndërkombëtare, Kina i kushton vëmendje vendeve të Jugut Global
2024-10-24 18:48:07

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Mëngjesin e së enjtes, sipas orës lokale, Presidenti i Kinës Xi Jinping mori pjesë në Dialogun e Liderëve të "BRICS+" në Qendrën e Ekspozitave të Kazanit në Rusi, ku mbajti një fjalim të rëndësishëm me temë "Bashkimi i Forcave të Fuqishme të Jugut Global - Ndërtimi i bashkësisë me të ardhme të përbashkët të njerëzimit".

Xi Jinping theksoi se Plenumi i Tretë i Komitetit të 20–të Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, ka bërë një planifikim sistematik për të thelluar më tej reformat dhe për të avancuar modernizimin e stilit kinez, duke ofruar më shumë mundësi për botën. 

Panvarësisht se si ndryshon situata ndërkombëtare, Kina gjithmonë i kushton vëmendje të madhe vendeve të Jugut Global. Ajo mbështet dhe inkurajon më shumë vende të Jugut Global të bashkohen me mekanizmin e BRICS, duke bashkuar forcat e fuqishme të Jugut Global, për të kontribuar në ndërtimin e një bashkësie me të ardhme të përbashkët të njerëzimit.