Presidenti Xi i kërkon Kinës dhe Indisë të përkrahin ndjekjen e njëra-tjetrës për vullnetin e zhvillimit
2024-10-24 16:45:00

Më 23 tetor, sipas orës lokale, Presidenti Xi Jinping u takua me Kryeministrin e Indisë Narendra Modi, gjatë Samitit të BRICS në Kazan.

Xi Jinping vuri në dukje se si Kina dhe India, dy qytetërime të nderuara ndër kohë, vende të mëdha në zhvillim dhe vende anëtare të rëndësishme të "Jugut Global", qëndrojnë në një fazë vendimtare të përpjekjeve përkatëse për modernizim.

Mënyra më e mirë për të çuar përpara interesat themelore të të dy vendeve dhe popujve është që t'i përmbahen prirjes së historisë dhe drejtimit të duhur të marrëdhënieve dypalëshe, tha ai.

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Ai u bëri thirrje të dyja vendeve që të mbajnë përgjegjësitë e tyre ndërkombëtare, të japin një shembull në rritjen e forcës dhe bashkimit të vendeve në zhvillim dhe të kontribuojnë në promovimin e një bote multipolare dhe një demokracie më të madhe në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Nga ana e tij, Modi tha se ruajtja e zhvillimit të qëndrueshëm të marrëdhënieve Indi - Kinë është shumë e rëndësishme për të dyja vendet dhe popujt e tyre, për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e botës. Ai beson se mund të vendosin dialog me zemër të hapur. (Xu Guang)