Foto nga VCG
Mëngjesin e së enjtes, sipas orës lokale, Presidenti i Kinës Xi Jinping mori pjesë në Dialogun e Liderëve të "BRICS+" në Qendrën e Ekspozitave të Kazanit në Rusi, ku mbajti një fjalim të rëndësishëm me temë "Bashkimi i Forcave të Fuqishme të Jugut Global - Ndërtimi i bashkësisë me të ardhme të përbashkët të njerëzimit".
Xi theksoi se duhet të promovojmë zhvillimin e qytetërimeve dhe të arrijmë një harmoni të larmishme. Duhet të jemi një forcë promovuese për dialogun dhe shkëmbimin ndërmjet qytetërimeve, duke mbështetur njëri tjetrin për ndjekjen e rrugëve të modernizmit, në përputhje me kushtet përkatëse.
Kina do të nisë Aleancën e Bashkëpunimit të Think-tankeve të Jugut Global, duke nxitur shkëmbimet njerëzore dhe mësimin reciprok midis vendeve në lidhje me qeverisjen.