Xi: duhet të shkruajmë një kapitull të ri për bashkëpunimin e cilësisë së lartë të "BRICS-it"
2024-10-24 02:43:34

Mëngjesin e së mërkurës, sipas kohës lokale, u mbajt në Qendrën Ekspozuese në Kazan të Rusisë Samiti i 16-të i Liderëve të BRICS-it.

Samiti u drejtua nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Në Samit morën pjesë Presidenti i Kinës, Xi Jinping, Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva (në lidhje online), Presidenti i Egjiptit, Abdul Fatah Al-Sisi, Kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed Ali, Kryeministri i Indisë, Narendra Damodardas Modi, Presidenti i Iranit, Seyed Ebrahim Raisi, Presidenti i Afrikës së Jugut, Matamela Cyril Ramaphosa dhe Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan,

Xi theksoi se bota ka hyrë në një periudhë të re trazirash dhe transformimesh, ndaj tani po përballet me një vendim kyç: nëse do të lejojmë botën të mbetet e paqëndrueshme apo ta drejtojmë atë përsëri drejt rrugës së paqes dhe zhvillimit. Ai tha se “sa më të mëdha të jenë sfidat e kohës, aq më shumë duhet të qëndrojmë në ballë, duke demonstruar vendosmëri të palëkundur, guxim për të qenë pionierë dhe mençuri për t'u përshtatur me ndryshimet. Së bashku, ne duhet të shkruajmë një kapitull të ri për bashkëpunimin e cilësisë së lartë të ‘BRICS-it’.”