Të martën në mbrëmje, sipas kohës lokale, Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Komitetit Qendror të Partisë Revolucionare Popullore të Laosit dhe Presidentin e vendit Thongloun Sisoulith, gjatë pjesëmarrjes së tij në takimin e liderëve të BRICS në Kazan të Rusisë.
Foto nga VCG
Xi Jinping vuri në dukje se tetorin e kaluar, të dyja palët arritën një konsensus të rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit strategjik të gjithanshëm midis Kinës dhe Laosit. Gjatë vitit të kaluar, departamentet përkatëse të niveleve kombëtare dhe vendase të të dy partive dhe vendeve kanë punuar aktivisht për zbatimin e konsensusit, duke realizuar rezultate të frytshme në bashkëpunimin në fusha si infrastruktura, investimet ekonomike dhe shkëmbimet kulturore. Kina dhe Laosi, dy vende komuniste si shokë dhe vëlla, marrëdhëniet dypalëshe mbajnë një rëndësi të veçantë në politikën e jashtme të Kinës me vendet fqinje, dhe ndodhen në ballë të ndërtimit të bashkësisë me një të ardhme të përbashkët. Pavarësisht ndryshimeve të mëdha ndërkombëtare, Kina do të jetë gjithmonë një mik dhe partner i besueshëm për Laosin. Kina po përparon me vendosmëri modernizimin e stilit kinez nëpërmjet zhvillimit me cilësi të lartë, ndërsa Laosi po kalon një fazë të re për zhvillimin e vendit. Kina është e gatshme të forcojë besimin strategjik dhe të thellojë bashkëpunimin pragmatik me Laosin, duke avancuar në mënyrë të qëndrueshme dhe më të thellë ndërtimin e bashkësisë me fate të përbashkëta Kinë-Laos.
Xi Jinping tha se pala kineze është e gatshme të forcojë shkëmbimet dhe të mësojë nga pala laosiane, duke vazhduar të mbështesin me vendosmëri njëra-tjetrën në çështjet që prekin interesat thelbësore dhe shqetësimet e mëdha. Të dy vendet duhet të vazhdojnë të forcojnë hekurudhën Kinë-Laos, të avancojnë ndërtimin e Korridorit Ekonomik Kinë-Laos dhe të krijojnë një model bashkëpunimi në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë". Pala kineze është e gatshme të importojë më shumë produkte bujqësore cilësore nga Laosi dhe të forcojë shkëmbimet dhe bashkëpunimin në fusha si arsimi, kultura dhe rinia.
Xi përgëzoi palën laosiane për organizimin e suksesshëm të serisë së takimeve të liderëve për bashkëpunimin në Azinë Lindore dhe mirëpriti pjesëmarrjen aktive të Laosit në bashkëpunimin BRICS. Xi shtoi se të dy palët duhet të forcojnë koordinimin shumëpalësh për të ruajtur së bashku drejtësinë ndërkombëtare dhe interesat e vendeve në zhvillim.
Nga ana e tij, Thongloun Sisoulith tha se vitin e kaluar mori pjesë në Forumin e 3-të për Bashkëpunimin Ndërkombëtar "Një brez, një rrugë" në Kinë dhe nënshkroi së bashku me Presidentin Xi planin e ri të veprimit për ndërtimin e një bashkësie me fate të përbashkëta mes Laosit dhe Kinës. Aktualisht, zbatimi i këtij plani po ecën mirë.
Marrëdhëniet Laos-Kinë janë në periudhën më të mirë historike, ndërsa bashkëpunimi dypalësh po zgjerohet gjithnjë e më shumë në thellësi dhe gjerësi. Mbështetja e vlefshme e Kinës ndaj Laosit për një kohë të gjatë ka ndihmuar shumë në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit. Pala e Laostit është e gatshme të vazhdojë me palën kineze ndërtimin e mëtejshëm të hekurudhës Laos-Kinë dhe korridorit ekonomik Laos-Kinë, për të krijuar një bashkësi me fate të përbashkëta mes dy vendeve.
Presidenti laosian ritheksoi se partia dhe qeveria e Laosit do të vazhdojnë të mbështesin politikën e “një Kine”, duke mbështetur me vendosmëri Kinën në mbrojtjen e interesave të saj kombëtare thelbësore, përfshirë çështjet e Tajvanit, Hong-Kongut dhe Xinjiangut. Ai falënderoi Kinën për mbështetjen ndaj organizimit nga ana e Laosit të takimeve të liderëve për bashkëpunimin në Azinë Lindore. Pala laosiane është e gatshme të vazhdojë të forcojë bashkëpunimin me Kinën në platformat shumëpalëshe si ASEAN dhe të tjerë.