Video丨Koha e kryetarit Xi në Kazan, takimi buzë lumit të Vollgës
2024-10-23 17:02:06

Të martën në mesditë, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping mbërriti në Kazan të Rusisë me ftesën e presidentit rus Vladimir Putin, për të marrë pjesë në Samitin e 16-të të BRICS-it.

Me rastin e 75-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe Rusisë, Xi Jinping-u bën për herë të 10-të vizitë në Rusi.

Gjatë takimit me homologun e vet rus, Xi vuri në dukje që situata ndërkombëtare është në ndryshim dhe e trazuar, por miqësia tradicionale kino-ruse dhe përgjegjësia e vendeve të mëdha ndaj popujve të tyre nuk do të ndryshojë. Nën drejtimin e liderëve të të dy vendeve, marrëdhëniet Kinë-Rusi me histori të gjatë e përmbajtje strategjike do të vazhdojnë të tregojnë gjallëri. (Jiang Lei)

Lajmet Kryesore
