Foto nga VCG
Paraditen e 23 tetorit Kryetari i Shtetit të Kinës Xi Jinping mori pjesë në mbledhjen e zgjeruar të Takimit të 16-të të Liderëve të BRICS, ku bëri publike mendimet mbi zhvillimin e ardhshëm të BRICS-it.
Xi vuri në dukje që duhet ndërtuar “BRICS i paqes” duke u bërë rojtarë të paqes së përbashkët. Falë vlerave të sigurisë së përbashkët, komplekse, koordinuese dhe të vazhdueshme, mund të ecim në një rrugë të sigurisë së përgjithshme. Ne duhet të këmbëngulim në parimin e “moszgjerimit të fushës së betejës, mostensionimin e luftrave, mosshtimin e zjarrit”, të nxisim zbutjen sa më të shpejtë të situatës së krizës së Ukrainës. Duhet të nxisim sa më parë një armëpushim në Gazë dhe të bëjmë përpjekje të pandërprera për zgjidhjen e gjithanshme, të barabartë dhe të përhershme të çështjes së Palestinës. (Jiang Lei)