Kina synon të ketë rreth 62.000 mjeshtër artizanë deri në vitin 2035
2024-10-23 16:56:33

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina synon të ketë një fuqi punëtore industriale të klasit të parë me synimin për të ofruar talent të fortë dhe mbështetje për aftësi për ndërtimin e një vendi të madh dhe për përtëritjen e madhe të kombit nëpërmjet modernizimit kinez, shkruan “Xinhua”.

Nëpërmjet reformave të thelluara, vendi synon që deri në vitin 2035 të nxisë rreth 2000 mjeshtër artizanë të nivelit kombëtar, 10.000 mjeshtër artizanë të nivelit provincial dhe 50.000 mjeshtër artizanë të nivelit të qytetit, me njohuri dhe nivele të larta të aftësive teknike e inovative, sipas udhëzimeve të nxjerra nga Këshilli i Shtetit.

Për t'iu përshtatur nevojave të industrializimit të ri, vendi do të promovojë arsimin profesional modern, do të rrisë përpjekjet për të nxitur talentet me aftësi gjithëpërfshirëse teknike dhe do të përsosë sistemin e trajnimit të aftësive profesionale gjatë gjithë jetës për punëtorët industrialë, duke synuar të kultivojë talentet e nevojshme për zhvillimin e forcave të rejave prodhuese cilësore dhe nxitja e zhvillimit cilësor, sipas udhëzimeve.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Vendi do të promovojë projekte të edukimit të vazhdueshëm për punëtorët industrialë duke inkurajuar më shumë kolegje dhe universitete të krijojnë klasa dhe kurse trajnimi të avancuara për zejtarët, punëtorët model dhe talentet teknike.

Ekonomia e dytë më e madhe në botë do të inkurajojë gjithashtu ndërmarrjet prodhuese që të zbatojnë projekte themelore të trajnimit të aftësive industriale për punëtorët dhe të ofrojnë plane mbështetëse për talentet.

Po ashtu, do të bëhen përpjekje për të tërhequr më shumë të rinj për t'u bashkuar me radhët e punëtorëve industrialë përmes mbështetjes së forcuar të politikave dhe shërbimeve të lidhura me punësimin, si dhe përmes krijimit të platformave të përputhjes për kolegjet dhe kompanitë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në udhëzime thuhet se Kina do të forcojë dhe trajnimin e aftësive për punëtorët migrues dhe do t'i ndihmojë ata të integrohen në qytete në mënyrë më efektive, duke lehtësuar politikat që lidhen me regjistrimin e tyre të përhershëm të vendbanimit urban dhe duke i ndihmuar të kenë akses të barabartë në shërbimet bazë publike urbane.