Foto nga VCG
Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit njoftoi nisjen e një raundi të ri të inspektimeve mjedisore nga autoritetet qendrore të Kinës.
Tetë ekipe, që do të kryejnë raundin e tretë të inspektimeve, janë dërguar në provincat Jiangsu, Anhui, Sichuan dhe Guizhou, si dhe në katër ndërmarrje shtetërore (NSH), përkatësisht “China National Petroleum Corporation”, “China Petrochemical Corporation”, “Sinochem Holdings Corporation Ltd.” dhe “China National Chemical Engineering Group Corporation Ltd.”, sipas ministrisë, citon “Xinhua”.
Ekipet e inspektimit theksuan nevojën për të promovuar progres të ri në zhvillimin me cilësi të lartë të Brezit Ekonomik të lumit Yangtze dhe që ndërmarrjet shtetërore të krijojnë sisteme të shëndosha të menaxhimit dhe përgjegjësisë për mbrojtjen e mjedisit ekologjik.
“Është thelbësore të shfrytëzohet demonstrimi dhe roli drejtues i këtyre ndërmarrjeve për të promovuar transformimin e gjelbër dhe me karbon të ulët të zhvillimit ekonomik dhe social, si dhe për të përmirësuar cilësinë e mjedisit ekologjik”,- theksuar inspektorët.
Ministria bëri të ditur se inspektimet duhet të kryhen në mënyrë të saktë dhe shkencore dhe në përputhje me ligjin.
Inspektimet do të zgjasin për një muaj. Një tjetër grup inspektimesh filloi në maj të këtij viti, duke mbuluar Shangain, Chongqing, Zhejiang, Jiangxi, Hubei, Hunan dhe Yunnan.