Parlamenti Europian (Foto Atsh)
Parlamenti Europian votoi kundër një kërkese për të debatuar mbi pasojat e vendimit të Gjykatës së Romës, që kundërshton transferimin e dhjetëra emigrantëve të parë në një qendër të re përpunimi në Shqipëri, sepse Gjykata Europiane e Drejtësisë bëri të ditur se vendet e origjinës, Egjipti dhe Bangladeshi, nuk ishin plotësisht të sigurta, shkruan “ATSH”.
PE-ja e hodhi poshtë me 164 vota pro, 319 kundër dhe një abstenim kërkesën e paraqitur nga grupi i Të Gjelbërve dhe i mbështetur nga liberalët, socialistët dhe të majtët e BE-së, për të shtuar në kalendar një debat mbi pasojat e vendimit të Gjykatës së Romës për marrëveshjen për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë.
Partia Popullore Europiane e qendrës së djathtë, konservatorët dhe reformistët europianë (ECR) të kryeministres italiane Giorgia Meloni, “Patriotët për Europën” e zëvendëskryeministrit italian Matteo Salvini dhe ESN-ja, një grup tjetër sovranist, votuan kundër kërkesës.