Foto nga VCG
Studiuesit kinezë kanë zbuluar prova që teknologjia e distilimit të pijeve alkoolike në Kinë daton që nga dinastia Han perëndimore (202 p.e.s-25), shumë më herët se dinastia Yuan që besohej më parë (1271-1368), shkruan “Xinhua”.
Një ekip kërkimor nga Qendra Kërkimore e Ruajtjes së Trashëgimisë Historike dhe Kulturore të Universitetit Zhengzhou kreu eksperimente simulimi duke përdorur një kopje të distiluesit të zbuluar nga varri i markezit të Haihunit.
Eksperimentet konfirmuan funksionalitetin e distiluesit për prodhimin e pijeve alkoolike.
Varri, i ndodhur në Nanchang, kryeqendra e provincës Jiangxi të Kinës lindore, është një vend i rëndësishëm arkeologjik nga dinastia Han perëndimore.
Gjetjet korrigjojnë njohuritë e deritanishme se teknologjia e distilimit të pijeve alkoolike u shfaq gjatë dinastisë Yuan, siç është regjistruar në klasikun e lashtë mjekësor kinez “Ben Cao Gang Mu”, sipas Han Guohe, drejtor i qendrës kërkimore.
Eksperimentet zbuluan se distiluesi i lashtë arriti një efikasitet distilimi prej mbi 70 për qind, duke ruajtur shijen dhe përmbajtjen e alkoolit.
Studimi u botua në revistën “Cultural Relics of Central China”.