Foto nga VCG
Autoritetet kineze rikuperuan mbi 16 miliardë juanë (2.25 miliardë dollarë amerikanë) nga fondet e keqpërdorura të sigurimit mjekësor gjatë nëntë muajve të parë të vitit, njoftoi në një konferencë për shtyp në Pekin, Administrata Kombëtare e Sigurisë së Kujdesit Shëndetësor (NHSA), citon “Xinhua”.
Deri tani janë kryer inspektime të befasishme në mbi 500 institucione mjekësore të caktuara që marrin pjesë në skemën kombëtare të sigurimeve.
Inspektimet, që synojnë zbulimin e mashtrimit dhe keqpërdorimit të sigurimeve, mbuluan të gjitha rajonet e nivelit provincial.
Administrata u zotua për masa shtesë për të garantuar sigurinë e fondeve të kujdesit shëndetësor dhe për të parandaluar keqpërdorimet në të ardhmen.
Këto përpjekje përfshijnë zgjerimin e fushës së inspektimeve të befasishme, rritjen e vetinspektimit dhe korrigjimin, forcimin e monitorimit të të dhënave të mëdha, krijimin e një kuadri rregullator afatgjatë dhe rritjen e ekspozimit publik ndaj shkeljeve.