Hong Kongu, i dyti Azi për fondet e kapitalit privat nën menaxhim
2024-10-23 11:37:44

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Christopher Hui, sekretar për Shërbimet Financiare dhe Thesarin në qeverinë e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut (HKSAR), deklaroi se Hong Kongu renditet i dyti në Azi për fondet e kapitalit privat nën menaxhim, citon “Xinhua”.

Hui tha se industria e menaxhimit të pasurive të Hong Kongut ka arritur rezultate të jashtëzakonshme vitet e fundit. Deri në fund të vitit 2023, vlera totale e aseteve dhe menaxhimit të pasurisë së biznesve në Hong Kongut ishte afro 31.2 trilionë dollarë të Hong Kongut (rreth 4.01 trilionë dollarë amerikanë), me hyrjet neto të kapitalit që u rritën 3.4 herë në baza vjetore.

Në gjysmën e parë të këtij viti, kapitali nën menaxhim nga fondet e kapitalit privat në Hong Kong i tejkaloi 233.9 miliardë dollarë amerikanë, duke u renditur i dyti në Azi.

Hong Kongu është gjithashtu qendra më e madhe e fondit mbrojtës dhe qendra ndërkufitare e menaxhimit të pasurisë në Azi, tha Hui.

Sipas tij, menaxhimi i aseteve dhe pasurisë është një nga strategjitë kryesore të zhvillimit të Shërbimeve Financiare dhe Zyrës së Thesarit të qeverisë HKSAR, e cila regjistroi mundësi të mëdha në diversifikimin e shpërndarjes së aseteve dhe transferimit të pasurisë midis gjeneratave, si dhe kërkesën masive që pasoi për platforma dhe zgjidhje të menaxhimit të pasurisë.

Tregu vlerësoi se shuma e transferimit të pasurisë ndërmjet gjeneratave në rajonin e Azi-Paqësorit pritet të arrijë në 5.8 trilionë dollarë amerikanë midis viteve 2023 dhe 2030, nga të cilat 60 për qind do të kalohet nga familjet me vlerë neto ultra të lartë (asetet financiare prej më shumë se 50 milionë dollarë amerikanë), shtoi ai.

Hui theksoi se për të vazhduar zhvillimin e thellë të këtij tregu të rëndësishëm, zyra planifikon të optimizojë stimujt aktualë tatimorë të ofruara për industrinë e menaxhimit të aseteve dhe pasurisë në mënyra të ndryshme, duke e çuar tregun në një nivel tjetër.