Erwin Neher: Zona e Madhe e Gjirit Guangdong - Hong-Kong - Makao do të bëhet një qendër shkencore moderne
2024-10-23 17:09:05

22 tetori është Dita Botërore e Mjekësisë Tradicionale. Vitet e fundit, mjekësia tradicionale kineze po njihet gjithnjë e më shumë në botë. Biofizikani i famshëm gjerman Erwin Neher ka qenë prej kohësh i përkushtuar për të promovuar modernizimin dhe ndërkombëtarizimin e studimit të mjekësisë tradicionale kineze në Makao, për të ndihmuar në zhvillimin e shëndetësisë nëpërmjet mjekësisë tradicionale kineze. Për kontributet e tij në këtë drejtim, Neher fitoi Çmimin e Miqësisë të vitit 2024 të dhënë nga qeveria kineze.

Sipas tij, Zona e Madhe e Gjirit Guangdong - Hong-Kong - Makao po mbledh gjithnjë e më shumë ekspertë e talente ndërkombëtare dhe do të bëhet një kulm për risitë dhe zhvillimin teknologjik përkatës.

Foto nga CMG

Erwin Neher në Laborator të Biofizikës dhe Inovacionit të Barnave/CMG

Erwin Neher-i është një biofizikan i famshëm gjerman që ka dhënë kontribut të rëndësishëm në zbulimin dhe kuptimin e kanaleve jonike brenda qelizës. Në vitin 2016, ai u ftua nga Universiteti i Shkencës dhe i Teknologjisë i Makaos si drejtor i Laboratorit të Biofizikës dhe Inovacionit të Barnave. Ai udhëhoqi ekipin e tij në zbatimin e metodave të kërkimit të kanaleve jonike për të analizuar barnat tradicionale kineze, me qëllim për të zgjidhur më efektivisht problemin e përbërësve farmaceutikë efektivë dhe të mekanizimit të funksionimit të tyre. Ai është i mendimit se mjekësia tradicionale kineze është kristalizimi i mençurisë së kombit kinez në mijëra vjet dhe ka hapësirë të madhe për kërkim dhe zhvillim.

 "Unë mendoj se mjekësia tradicionale kineze është një thesar, që mban shumë përbërës aktivë që mund të funksionojnë për të mirën e trupit. Mjekësia tradicionale kineze ka potencial të madh zhvillimi, sepse është përvoja praktike e njerëzve për mijëra vjet. Metodat moderne të kërkimit shkencor synojnë të eksplorojnë efektet e përbërësve specifikë në trupin tonë," tha profesori Neher.

Foto nga VCG

Erwin Neher  jep intervistë për Grupin Mediatik të Kinës/VCG

Fan Xingxing, profesor i asociuar i Laboratorit të Biofizikës dhe Inovacionit të Barnave në një intervistë për CMG-në/CMG

Fan Xingxing, profesor i asociuar i Laboratorit të Biofizikës dhe Inovacionit të Barnave të drejtuar nga Erwin Neher, e shpjegon kështu punën kryesore të laboratorit:

 "Kanalet jonike janë të lidhura me shumë sëmundje në jetën tonë. Kina ka barna të larmishme tradicionale. Kështu që ne duam të nxjerrim disa përbërës të vlefshëm nga barnat tradicionale kineze dhe të prodhojmë komponime molekulare të vogla që mund të funksionojnë në kanalet jonike të qelizës."

 Nën udhëheqjen e profesorit Neher, laboratori ka arritur një sërë rezultatesh kërkimore, të cilat në mënyrë efektive kanë promovuar modernizimin dhe ndërkombëtarizimin e mjekësisë tradicionale kineze. Në të njëjtën kohë, z. Neher gjithashtu i kushton rëndësi të madhe trajnimit të talenteve dhe përhapjes së njohurive përkatëse, duke kontribuuar në zhvillimin e mjekësisë tradicionale kineze dhe shëndetësisë në Makao. Për shkak të kontributeve të tij të jashtëzakonshme, më 30 shtator të këtij viti, Erwin Neher-i fitoi Çmimin e Miqësisë të Kinës të vitit 2024.

Foto nga CMG

Erwin Neheri me fitues pjesëmarrës të ceremonisë së dekorimit të Çmimit të Miqësisë

"Vlerësimi i miqësisë është shumë i rëndësishëm. Është një përvojë shumë e mirë që u mblodhëm së bashku në Pallatin e Madh të Popullit me rreth 3000 pjesëmarrës kinezë dhe të huaj, si fitues, ashtu edhe kolegë,"  tha ai.

 Përveç kësaj, Erwin Neheri gjithashtu bashkëpunon me institucione të tjera kërkimore shkencore në Zonën e Gjirit të Madh të Guangdong-Hong Kong-Macao për të promovuar bashkëpunimin kërkimor shkencor dhe zhvillimin industrial vendor. Ai beson se Zona e Gjirit të Madh Guangdong-Hong Kong-Makao ka potencial të pakufizuar zhvillim në të ardhmen.

 "Unë mendoj se Zona e Gjirit të Madh Guangdong-Hong Kong-Macao ka potencial të madh zhvillimi. Me mbështetjen e qeverisë kineze, mendoj se mund të zhvillohet me sukses. Shpresoj shumë se unë dhe ekipi im të mund të japim kontributin e duhur për këtë dhe të ndihmojmë për ta bërë këtë zonë një qendër moderne shkencore.”