Thatësira në Indonezi e shkaktuar nga " El Niñon" / foto nga VCG
2023 ishte viti më i nxehtë i 150 viteve të mëparshme, d.m.th që kur temperaturat mesatare globale janë matur në një mënyrë "shkencore": pothuajse 50% e ditëve në 2023 kaluan pragun e +1,5 °C krahasuar me periudhën 1850-1900, fakti që nxiti disa shkencëtarë të klimës të frikësoheshin se viti i kaluar kishte sjellë një "ndryshim hapi" në ngrohjen globale me origjinë antropogjene.
Një seri e re studimesh mund të ketë zgjidhur misterin se çfarë e shkaktoi këtë kërcim të papritur të temperaturave globale. Do të kishte një dorë në një fenomen klimatik që ne e njohim mirë, domethënë El Niño.
Një kërcim i pakuptueshëm
Përtej kufirit global, ndonëse momental, prej +1,5 °C nga klima para-industriale e vendosur nga Marrëveshja e Parisit, temperatura mesatare globale në 2023 është 0,3 °C më e lartë se në 2022: një rekord i trishtuar brenda rekordeve që dëshmon se ngrohja globale antropogjene dhe lëkundjet natyrore të klimës nuk janë dukuri ende të mjaftueshme për të shpjeguar.
Siç specifikohet në një artikull në Science, disa shkencëtarë të klimës kanë ngitur hipotezën se ne kemi hyrë në një fazë të re të përshpejtimit të ngrohjes globale, ose se ka pasur ndonjë faktor (siç është një reagim ndaj klimës, d.m.th. një cikël vicioz klimatik që shkakton një seri të papritur me efekte të shumta) ende i panjohur për të ndikuar në temperaturat globale.
Mendohet gjithashtu se reduktimi i sasisë së aerosoleve në atmosferë që pasqyrojnë rrezatimin diellor, një sukses i vogël në luftën kundër efektit serë, ka përfunduar duke përshpejtuar ngrohjen globale.
Skema e veprimit te El Niños - foto Focus
Mos e nënvlerësoni " El Niñon"
Në realitet, siç konfirmohet nga një studim i botuar në Kiminë dhe Fizikën Atmosferike, vetëm El Niño mjafton për të shpjeguar rritjen e shpejtë të temperaturave në vitin 2023. El Niño dhe La Niña janë dy anët e së njëjtës medalje, domethënë Enso (akronimi për "El Niño Southern Oscillation"), një fenomen që tregon ndryshime në temperaturat e ujit në Oqeanin Paqësor.
El Niño ("fëmija", në spanjisht) është faza, në intervale të parregullta (çdo 2-7 vjet) dhe që zgjat 9-12 muaj, e ngrohjes së ujërave sipërfaqësore të Oqeanit Paqësor qendror dhe lindor dhe në vitin 2023 është pas një faze trevjeçare La Niña (2020-2022). Në mënyrë tipike, gjatë La Niña-s, erërat afër sipërfaqes fryjnë nga lindja në perëndim përgjatë ekuatorit, një proces që lëviz ujin e ngrohtë nga Amerika e Jugut në Azi, ndërsa ujërat e ftohtë të zhutne në thellësi në fund të Paqësorit lindor.
Efektet e ngrohjes globale - foto Focus
Ky shkëmbim uji lejon që planeti të ftohet
Kur mbërrin El Niño, këto erëra dobësohen, ose në disa raste, fillojnë të fryjnë në drejtim të kundërt, nga perëndimi në lindje. Uji i ngrohtë sipërfaqësor lëviz drejt lindjes dhe prodhon një efekt ngrohjeje që prek të gjithë Tokën.
Kërcimi pas periudhave më të gjata të La Niña. Gjatë debateve rreth përshpejtimit në dukje misterioze të ngrohjes globale në vitin 2023, Shiv Priyam Raghuraman, një shkencëtar klimatik në Universitetin e Illinois Urbana-Champaign, ishte gjithmonë i bindur se potenciali i El Niños po nënvlerësohej. Për shembull, në vitin 1977 temperaturat globale u rritën me më shumë se 0,25°C krahasuar me vitin e kaluar, kur pas disa vitesh La Niña mori pushtetin El Niño.
Por duke qenë se dy vjet nga 70 nuk janë prova, shkencëtari dhe kolegët riprodhuan gjithsej mbi 58 000 vjet simulime të klimës së Tokës të patrazuar nga aktiviteti antropogjen, duke përdorur modele të ndryshme klimatike, për të "izoluar" efektin e fenomenit klimatik nga ndikimi në temperatura të emetimeve të dëmshme të shkaktuara nga njeriu.
Ata panë se këto rritje të temperaturës janë të rralla: ato ndodhin 1.6% të rasteve, pothuajse gjithmonë gjatë El Niños. Por kur fenomeni i ngrohjes ndodh pas një faze La Niña që zgjat disa vite, si ajo që i parapriu 2023-ës, në 10.3% të rasteve ndodhin kërcime të temperaturave.
Në përputhje me studimet e tjera
Zbulimi konfirmon gjetjet e një studimi të Qendrës Norvegjike për Kërkimet Ndërkombëtare të Klimës dhe Mjedisit të publikuar gushtin e kaluar, i cili nuk gjeti shenja të një përshpejtimi anormal të rritjes së temperaturës në oqeanet e Tokës - diçka që mund të pritej, nëse do të kishte ndodhur i njëjti përshpejtim i pashpjegueshëm në Tokë. Megjithëse oqeanet e Tokës ishin shumë të ngrohtë në vitin 2023, ata ishin vetëm pak më të ngrohtë se gjatë El Niño-s 2015 dhe 2016.
Më shumë nxehtësi nga dielli (por jo për arsyen që menduam)
Ndërkohë, punime të tjera kanë ripërllogaritur efektet ngrohëse që vijnë nga reduktimi i aerosoleve ndotëse që krijohen sidomos nga ndotja e ambientit dhe nga transporti detar, që mendohet t’i rrisin temperaturat globale me 0,03°C gjatë 20 viteve të ardhshme.
Problemi i vërtetë është një tjetër...
Si përfundim, ndikimi i El Niño-s mjafton për të shpjeguar anomalitë e temperaturës, që modelet mbi efektin e ngrohjes globale të shkaktuar vetëm nga njeriu, nuk ishin në gjendje të justifikonin. Sepse, kriza antropogjene e klimës ( e shkaktuar nga njeriu) po përparon në mënyrë të pashmangshme dhe luhatjet e temperaturës së oqeanit janë vetëm qershia e hidhur mbi tortë.
Përgatiti: N. Kraja