Thellimi i miqësisë Kinë-Rusi! Kazan, veprimtari shkëmbimesh kulturore për 75-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike kino-ruse
2024-10-23 18:08:35

Me rastin e pjesëmarrjes së kryetarit të shtetit të Kinës Xi Jinping në Samitin e 16-të të BRICS-it, që zhvillohet në Kazan të Rusisë, Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe Kompania Shtetërore Ruse e Radiotelevizionit (VGTRK) zhvilluan së bashku në Kazan të martën veprimtarinë e shkëmbimeve kulturore me rastin e 75-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike kino-ruse.


Pjesëmarrësit në këtë aktivitet dëshmuan çeljen e edicionit të posaçëm në Rusi të ekspozitës globale për vitin 2024 të CMG-së "Udhëtim nëpërmjet qytetërimeve - Takim me Liangzhu".


Krahas kësaj, CMG-ja dhe shumë institucione ruse vendosën bashkëpunim dypalësh, si edhe arritën marrëveshje për transmetim të programeve në Rusi, si "Takim me Kinën", "Historia ime në Kinë" etj. Zyra e Presidentit të Rusisë dërgoi një mesazh, ku shprehu urime për suksesin e plotë të aktivitetit dhe përshëndetje për pjesëmarrësit në të.


Zv.drejtori i departamentit të publicitetit të Partisë Komuniste të Kinës dhe drejtori i CMG-së, Shen Haixiong, vuri në dukje në fjalimin e tij të rastit se sivjet është 75-vjetori i krijimit të Kinës së Re dhe i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike kino-ruse, duke shënuar edhe fillimin  e "Vitit kulturor Kinë-Rusi".


“Nën drejtimin e liderëve të dy vendeve, marrëdhëniet kino-ruse ndodhen në nivelin më të lartë në histori dhe kanë krijuar një shembull të mirë për marrëdhëniet mes fuqive të mëdha të tipit të ri. CMG-ja, si televizion kombëtar i Kinës, gjithmonë përpiqet për nxitjen e trashëgimit të miqësisë tradicionale dhe njohjes së ndërsjellë mes dy popujve. Vitet e fundit, CMG-ja dhe shumë media kryesore ruse kanë thelluar bashkëpunimin, kanë regjistruar e prodhuar bashkërisht filma dhe video, si 'Rruga e lartë dhe e re', 'Jehona në Rrugën e Mëndafshit' etj., duke bashkorganizuar edhe ekspozitën e programeve të CMG-së në Rusi. Me anë të videove dhe filmave, ne kemi ndërtuar urën e shkëmbimeve mes Kinës dhe Rusisë. Krahas kësaj, me platforma si aplikacioni 'Lajmet kryesore mbi Kinën dhe Rusinë', ne kemi përhapur zërin e barazisë dhe të drejtësisë në arenën e opinionit publik ndërkombëtar. CMG-ja, bashkë me qarqet e ndryshme të Rusisë, do të krijojnë më shumë elemente të spikatura për 'Vitin kulturor Kinë-Rusi', me të cilat miqësia kino-ruse do të lëshojë një dritë më të bukur," u shpreh drejtori i CMG-së. (Jiang Lei)