Punëtor në një fabrikë të transmisionit të makinës, qyteti Huainan, provincë Anhui, 22 tetor 2024/VCG
Vlera totale e importit dhe eksportit të mallrave në provincën Anhui të Kinës lindore u rrit me 6.3 për qind në baza vjetore në një nivel rekord prej 628.27 miliardë juanë (rreth 88.32 miliardë dollarë amerikanë) në tre tremujorët e parë të vitit, treguan statistikat doganore, citon “Xinhua”.
Kjo është hera e parë që tregtia e jashtme e provincës ka tejkaluar 600 miliardë juanë gjatë kësaj periudhe, sipas Doganës së Hefeit.
Porti në qytetin Wuhu, provincë Anhui/VCG
Punëtor në një fabrikë të prodhimit të panelit të qarkullimit, qytet Hefei, provincë Anhui/VCG
Eksportet e provincës u rritën me 8.5 për qind në baza vjetore në 419.85 miliardë juanë, ndërsa importet me 2.2 për qind në 208.42 miliardë juanë në periudhën janar-shtator.
Ndërmarrjet private mbeten kontribues të rëndësishëm në rritjen e tregtisë së jashtme. Vlera e tregtisë së jashtme të ndërmarrjeve private u rrit me 4.8 për qind në 314.93 miliardë juanë në nëntë muajt e parë të vitit.
Gjatë kësaj periudhe, tregtia e Anhuit me partnerët e saj kryesorë tregtarë, Bashkimin Europian, ASEAN-in dhe SHBA-në, arritën respektivisht 84.65 miliardë juanë, 72.08 miliardë juanë dhe 71.32 miliardë juanë.
Eksportet e produkteve mekanike dhe elektrike të provincës u rritën me shpejtësi gjatë kësaj periudhe, duke zënë mbi 70 për qind të vlerës totale të eksportit, ndër të cilat eksporti i automjeteve u rrit me 29.5 për qind në 681.100 njësi, duke u renditur e para në Kinë.