Distrikti Qendror i Biznesit, Pekin/VCG
Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) i Pekinit u rrit me 5.1 për qind në baza vjetore në tre tremujorët e parë të vitit, duke arritur në 3.3 trilionë juanë (rreth 465 miliardë dollarë amerikanë), njoftoi Zyra komunale e Statistikave, citon “Xinhua”.
Industritë kryesore në Pekin treguan rritje të fuqishme në nëntë muajt e parë të vitit. Prodhimi i pajisjeve elektronike shënoi rritje prej 19.5 për qind në baza vjetore, ndërsa industria e prodhimit të automobilave u rrit me 18.4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në sektorin terciar, industria e transmetimit të informacionit, softuerëve dhe shërbimeve të teknologjisë së informacionit pati një rritje të shpejtë, duke arritur vlerën e shtuar prej 710.5 miliardë juanë, me një rritje prej 11.9 për qind në baza vjetore.
Vlera e shtuar e industrisë financiare u rrit me 6.6 për qind në 672 miliardë juanë. Për sa i përket punësimit, shkalla e papunësisë së anketuar urbane në Pekin gjatë kësaj periudhe qëndroi mesatarisht në 4.1 për qind, 0.4 pikë përqindje më e ulët se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.