Përurohet në Universitetin Federal të Kazanit në Rusi statuja e Konfucit
2024-10-23 22:34:52


Më 23 tetor, sipas orës lokale, u përurua në Universitetin Federal Kazan në Rusi statuja e Konfucit.

Statuja e Konfucit me një gjatësi prej afro 2.5 metrash, u vendos në kampusin përballë Bibliotekës së Universitetit Federal Kazan, duke simbolizuar shkëmbimet dhe dialogun mes kulturave kino-ruse.

Në vitin 2007 Universiteti Federal Kazan dhe Universiteti Normal i Hunanit ngritën së bashku Institutin e Konfucit.

Rektori i Universitetit Federal të Kazanit Lenar Safin u shpreh se statuja e Konfucit, “mësuesi i të gjitha brezave”, u përurua gjatë samitit të BRICS dhe kjo gjë ka një rëndësi simbolike. Ai shpreson se filozofia lindore e përfaqësuar nga Konfuci dhe Konfucianizmi mund të nxisë shkëmbimet kulturore mes vendeve, të arrijë konsensusin dhe të nxisë zhvillimin e përbashkët.

Në ceremoninë e përurimit të Statujës së Konfucit morën pjesë disa nga pjesëmarrësit e takimit "Dialogu i Mediave të Kazanit të BRICS - Shkëmbimet dhe mësimet e ndërsjella, një e ardhme e përbashkët", si Kryetari i Grupit Mediatik të Kinës Shen Haixiong, Zëvendësministrja e Zhvillimit Dixhital, Komunikimit dhe Masmedias e Federatës Ruse Bella Cherkesova, Kryetari i Kompanisë Shtetërore të Radios dhe Televizionit të Tërë-Rusisë, Oleg Dobrodeev dhe përgjegjësit e mediave të BRICS.

Universiteti Federal Kazan u themelua në vitin 1804. Ai krijoi institucionin e parë të mësimdhënies kineze në Rusi në vitin 1837.

Universiteti ka ruajtur traditën e mësimdhënies së gjuhës kineze dhe studimeve kulturore kineze. Deri tani, mbi 2000 studentë kinezë studiojnë në Universitetin Federal Kazan. Njëkohësisht gati 1000 studentë të këtij universiteti po mësojnë gjuhën kineze.(Xu Guang)