CNOOC-u dhe "Air Liquide" kryejnë transportin e parë në distancë të gjatë të hidrogjenit të lëngshëm
2024-10-23 20:18:00

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Një anije me depozita të specializuara të izoluara që përmbanin hidrogjin të lëngshëm arriti në portin e Yantian-it në metropolin e Shenzhen-it në Kinën Jugore të martën, pas një udhëtimi rreth 20 000 km nga Evropa. 

Transporti pionier në distancë të gjatë i hidrogjenit të lëngshëm u krye së bashku nga Korporata Kombëtare e Naftës Detare e Kinës (CNOOC) e gjiganti francez i gazit industrial "Air Liquide", dhe shënon një moment historik në transportin global të energjisë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Lundrimi zgjati mbi 20 000 km nga Roterdami në Shenzhen, duke theksuar potencialin e hidrogjenit si burim i qëndrueshëm energjie. 

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë së Përtëritshme parashikon se, deri në vitin 2050, më tepër se 30 për qind e prodhimit global të hidrogjenit do të përdoret për tregtinë ndërkombëtare. 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Prodhimi vjetor i hidrogjenit në Kinë ka arritur në 40 milionë tonë dhe transporti detar në largësi të madhe i hidrogjenit të lëngshëm është parë si një nismë e re transporti për të eksploruar tregun e energjisë së hidrogjenit.