Aeroporti Daxing i Pekinit trajtoi mbi 40 milionë udhëtime pasagjerësh këtë vit
2024-10-23 11:31:42
Foto nga VCG
Aeroporti Ndërkombëtar Daxing i Pekinit trajtoi rreth 40.01 milionë udhëtime pasagjerësh këtë vit, deri të dielën, 28.1 për qind më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Autoritetet aeroportuale bënë të diur se kjo është hera e parë që aeroporti dëshmoi qarkullimin e tij vjetor të pasagjerëve mbi 40 milionë qëkur filloi operimet më 25 shtator 2019, shkruan “Xinhua”.
Rreth 262.100 fluturime u nisën ose mbërritën në aeroport gjatë këtij viti deri të dielën.
Deri në fund të shtatorit, 43 linja ajrore vendase dhe ndërkombëtare operuan gjithsej 216 linja ajrore nga aeroporti Daxing, duke lidhur 197 destinacione.
Lajmet Kryesore