Moldavia voton pro në referendum për të qenë në BE
2024-10-23 12:09:38
Foto nga VCG
Moldavia i është përgjigjur me “po” pyetjes së një referendumi mbarëpopullor nëse duhet të jetë pjesë e Bashkimit Europian apo jo.
Komisioni Zgjedhor njoftoi se 50.39 për qind e votuesve u shprehën në favor të anëtarësimit në BE, ndërsa “jo” u përgjigjën 49.61 për qind e pjesëmarrësve, shkruan “RTSH”.
Referendumi u zhvillua në të njëjtën ditë me zgjedhjet presidenciale, ku kryetarja aktuale e shtetit, Maia Sandu, kërkon një mandat tjetër në këtë post.
Pas numërimit të mbi 97.7 për qind të votave, presidentja Sandu siguroi 41.91 për qind të tyre. Më 3 nëntor pritet të përballet në balotazh me rivalin kryesor, ish-kryeprokurorin Alesandr Stoianoglo, i cili mori 26.32 për qind të votave.
Lajmet Kryesore