Kinë, fushatë njëmujore konsumi në pesë qytete të mëdha
2024-10-23 19:43:49

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina do të nisë një fushatë njëmujore për të nxitur konsumin në nëntor, si pjesë e përpjekjeve për të rritur shpenzimet e konsumit, tha të mërkurën Ministria e Tregtisë. 

Muaji i nxitjes së konsumit do të zhvillohet në Shangai, Pekin, Guangzhou, Tianjin dhe Chongqing e do të përmbajë midis të tjerave, një varg veprimtarish që nxisin konsumin në blerje, shërbim ushqimor, turizëm, ekspozita dhe shfaqje, sipas ministrisë. 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Nga departamentet dhe organet përkatëse të pushtetit vendor kërkohet të përimtojnë planet e tyre për muajin e nxitjes së konsumit dhe të marrin masa konkrete për të nxitur rimëkëmbjen e vazhdueshme të tregut të konsumit të vendit. 

Kina ka shpallur një program ndërrimi të pajisjeve të mëdha dhe këmbimi të mallrave të konsumit në mars të këtij viti për të zgjeruar kërkesën e brendshme dhe për të nxitur ekonominë. 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Shitjet me pakicë të mallrave të konsumit në Kinë në tre tremujorin e parë të këtij viti u rritën 3.3 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vjetshme, treguan të dhënat zyrtare.