Një strehim në periferi lindore të Bejrutit, Liban, 21 tetor 2024/VCG
Ushtria izraelite bëri të ditur se Hezbollahu ka fshehur qindra miliona dollarë dhe ar në një bunker të ndërtuar nën një spital në Bejrut, duke theksuar se nuk do ta godasë objektin, ndërsa vazhdon sulme ndaj aktiviteteve financiare të grupit kriminal, shkruan “Panorama”.
Ligjvënësi libanez Fadl Alameh ka deklaruar se Izraeli po bën pretendime të rreme, duke i bërë thirrje ushtrisë libaneze ta vizitojë spitalin për të parë se ka vetëm dhoma operacioni, pacientë dhe një morg.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, ka deklaruar se ish-udhëheqësi i Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah, që Izraeli e vrau muajin e kaluar, e kishte ndërtuar bunkerin e projektuar për qëndrim të gjatë.
“Ka qindra miliona dollarë para dhe ar brenda bunkerit. I bëj thirrje qeverisë libaneze, autoriteteve dhe organizatave ndërkombëtare që mos të lejojnë Hezbollahun t’i përdorë paratë për terror dhe për të sulmuar Izraelin”,- tha Hagari.